Këngëtarja Marjona Metohu është bërë nënë për herë të parë. Lajmin e bukur e ka ndarë me miqtë virtualë bashkëshorti i saj, i cili ka postuar në llogarinë e tij foton e parë me djalin e sapolindur.
Vogëlushi që sapo ka përshëndetur botën është pagëzuar nga prindërit me emrin Matias: “Loti im Matias”- shkruan bashkëshorti i Marjonës në foton e parë të takimit me të birin.
Pak javë më parë, Marjona ishte e ftuar në “Rudina”, nga ku ndau me publikun emocionet kur zbuloi se do të bëhej nënë për herë të parë, por edhe kur zbuloi gjininë dhe emrin e vogëlushit.
“Emri është menduar fiks që kur babi ka thënë që do të kemi një djalë bashkë, e kishte menduar edhe emrin. “Do jetë djalë dhe do ketë këtë emër”. E kemi ndarë mendjen dhe duam që djali të quhet Matias. Kur ia kam thënë mamit, ka thënë “o sa mirë, paskeni bashkuar emrat tuaj, Marjona, Taulant”. Vetëm aty na ra në mend të dyve që ky emër është deri diku një bashkim i emrave tanë. Ai do thoshte “ishte shenjë për të qenë djalë”.