Melinda Ademi është një ndër këngëtaret më të famshme në Shqipëri, e cila gjithmonë ka pasur konkurencë me këngëtaren Tayna të cilën shpesh herë edhe e ka ironizuar. Menjëherë pas dissit të Taynës, reperja Melinda Ademi ka reaguar ashpër në rrjetet sociale. Mirëpo në reagimin e saj, Melinda nuk i drejtohet vetëm Taynës, por gjithë kolegeve të saj në botën e muzikës.
Në disa postime në Instastory, Instagram këngëtarja shprehet se katër vite më parë kur ajo hyri në tregun muzikor, koleget e saj filluan të dukeshin ndryshe duke u munduar të bëheshin si ajo. Më tej ajo ironizon duke bërë pyetjen: “A keni shkuar tek doktori me foton time?”.
Gjithashtu ajo ka shkruar duke mos përmendur emra: “Më duket shumë për të qeshur. Në 2018 e gjithë estrada shqipatre u duk ndryshe, dhe ende sot 2022 po duken të gjithë si unë. A keni shkuar tek doktorët me foton time apo çfarë ka ndodhur. E vërteta është e vërteta, mos u prekni vetëm shikoni fotot para dhe pas do e shikoni se ku e kam fjalën. Sepse unë jam më realja këtu”.