Reperi i njohur Majk, ka pak ditë që ka publikuar bashkëpunimin e tij më të ri me Bardhin, të titulluar “Përgjithmonë”. Kënga është pritur shumë mirë nga publiku, pasi në vetëm 10 ditë ka grumbulluar mbi tre milionë klikime në kanalin YouTube.

Ka qenë vetë, Majk ai i cili së fundmi ka ndarë në InstaStory një pamje të statistikave, të cilat dëshmojnë se përqindja më e madhe e klikimeve vjen nga zonat e banuara me shqiptarë. Ai gjithashtu ka ironizuar hapur dhe kolegët që blejnë klikime.

“Hala në garë me këta që kanë ‘klikime reale’ prej Ugandës, prej Uzbekistanit, Pakistanit, Indonezisë e ku ta di”, ka shkruar reperi.