Kryetari i bashkisë së Divjakës, Fredi Kokoneshi u qëllua me thikë paraditen e sotme duke u tentuar që të vritet. Në momentin që shoferi, Gazment Bulliar tentoi që të mbrojë Kokoneshin u sulmua po ashtu me thikë duke mbetur i plagosur. Të dy ndodhen në spitalin e Lushnjes.

Por cili ishte shkaku i sherrit?

Informacionet e para ishin që sherri ndodhi në ambientet e qendrës shëndetësore të Divjakës, por policia sqaroi se konflikti u regjistrua pranë bashkisë. Autori, Orges Xhelili ishte pajisur me thikën me vete dhe po e priste kryetarin e bashkisë pranë institucionet që drejton.

Në momentin që e ka parë i ka dalë përpara duke u konfliktuar. Fillimisht verbalisht me sharje dhe ofendime më pas i futi thikën pas shpine. Shkaku i sherrit ende nuk dihet saktësisht.

Por paraprakisht mësohet se autori që ka qenë ish-punonjës IT në bashki e akuzonte Kokoneshin për lëvizjen e gruas nga pozicioni në qendrën shëndetësore ku ishte infermiere. Zyrtarisht policia dhe prokuroria nuk kanë deklaruar shkakun.