Aktori i njohur, Ardian Cerga i ftuar në emisionin “Abc-ja e mëngjesit” ku bëri një deklaratë të fortë për Ermal Mamaqin. Ai tha se nuk e konsideron artist. Këtë koment e bëri teksa po fliste për kinemanë, ku tha se një regjisor në ditët e sotme, përveç këtij roli do të bëjë dhe skenaristin dhe aktorin kryesor.

“Ajo që vihet re sot në kinemanë shqiptare që regjisori është vetë skenarist, shtëpi prodhuese dhe aktori kryesor. Ka një shpjegim sepse që të bësh një film nuk është thjesht aspekti artistik profesional por dhe komik dhe financiar”, tha ai ku sqaroi më tej se këtë koment s’e kishte në veçanti për Ermalin.

“Unë s’e llogaris Ermalin sepse e kam parë dhe s’më ka pëlqyer. Nuk e kam me Ermalin si njeri por si artist. Nuk është artist”, shtoi ai. Ardiani foli gjithashtu dhe për librin “Kohë dashurish të harruara”, ku tregoi se bazohet mbi ngjarje rreth jetës së tij, për të cilin tha se e ka shkruar për vetëm 20 ditë.