Gerti Shehu, 31-vjeçari që sulmoi kryedemokratin Sali Berisha në protestën e 6 dhjetorit është lënë në masën e sigurisë “arrest me burg” nga Gjykata e Apelit.

Deri më tani, ai nuk ka shfaqur pendesë për veprimin.

Sa i përket gjendjes mendore të personit të dyshuar, që në krye të herës doli një dokument mjekësorë sipas të cilit vërtetohej se mund të kishte probleme mendore, por duke mos qenë konform ligjit, prokuroria ka kërkuar një tjetër ekspertizë.