
Mbrëmjen e sotme në Big Brother banorët kanë dhuruar një natë kabare, me kërcime, këngë, performanca dhe monologje. Një nga momentet më speciale ishte performanca e Kiarës dhe Luizit.
Në fund të performancës, Kiara puthi Luizin me pasion dhe banorët duartrokitën e brohoritën.
Më pas të gjithë banorët janë ngjitur në skenë dhe kanë dhënë mesazhet e tyra lidhur me eksperiencën në Big Brother. Kiara tha se fillimisht, kur hyri në shtëpinë e Big Brother kishte shumë pikëpyetje, se çfarë mendonin të afërmit e saj, si edhe miqtë. Por më pas në Big Brother ka njohur dashurinë e jetës së saj Luizin.
Më pas, ajo dhe Luizi bashkuan duart dhe i vunë përmbi telajo, si një shenjë e dashurisë së tyre të lindur në Big Brother.