Kiara pësoi një incident ditën e djeshme duke u shtrirë përtokë e duke shpërthyer në lot. U tha se banorja ishte rrëzuar, por në fakt Kiara kishte pësuar tërheqje muskulare.
Në momentin e incidentit, shumica e banorëve u mblodhën pranë moderatores për ta ndihmuar, ndërsa një pjesë tjetër nuk u ngritën as nga vendi. “Shih shih ca po ndodh, e kapi mesi Kiarën”, tha Olta e cila nuk u çua nga karrigia e saj.
Kjo sjellje është vënë re dhe nga Kiara e cila gjatë një bisede me Mikelën u shpreh se i bëri shumë përshtypje që një pjesë e mirë e banorëve as nuk u shqetësuan dhe as nuk u afruan të pyesnin të paktën nga kurioziteti.