Pak kohë më parë i ftuar në emisionin “Mirage”, ish-konkurrenti i ‘Përputhen’ Andi Artani shprehu pëlqimin për Beatrix Ramosajn.

“Një farë simpatie e kam për të”, u shpreh ish-konkurrenti i “Përputhen”, teksa shtoi se janë dhe nga i njëjti vend.

Së fundmi, Beatrix i është përgjigjur Andit, teksa i ka komentuar në një foto ku vihet re trupi i tij muskuloz.

“I Dukagjinit mo”, i ka shkruar këngëtarja.

“A është kaq e dukshme huh? Haha”, ia ka kthyer Andi. Mos vallë po lind një romancë e re?