Pas deklaratës së këngëtares Beatrix Ramosaj ditën e djeshme ka reaguar këngëtarja Leonora Jakupi. Jakupi, ka komentuar në postimin që Beatrix ka shpërndarë në Instagram.
Ky është çmimi që duhet të paguajmë duke qenë njerëz publik. Të gjykojnë, të paragjykojnë, të shajnë, të përbuzin etj duke mos vënë veten asnjëherë në pozitën e tjetrit! Bëhu vajzë e fortë ashtu siç je dhe krenare nga je, kush je dhe nga kush ke marrë gjithë këtë edukate mos e bukura Beatrix. T’i marshin të ligat ty ata që të bullizojnë”, -shkruan ajo.

Këngëtarja Beatrix Ramosaj reagoi ditën e djeshme për herë të parë për sulmet e vazhdueshme me të cilat është përballur pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP. Përmes një videoje, këngëtarja shprehej se gjatë muajve të fundit është abuzuar shumë me emrin e saj sidomos pas fillimit të romancës dhe përfundimit të saj më aktorin Donald Veshaj.