Sipas psikologëve, marrëdhënia në çift hyn në fazën e pjekurisë kur mes tyre nuk ka më turp. Mesa duket lidhja mes këngëtares braziliane 27-vjeçare, Viviane de Queiroz Pereira dhe partnerit të saj, nuk ka arritur në atë fazë. Pereira kishte turp të bënte gazra para të dashurit të saj ndaj ka përfunduar në spital.
Pas një nate pasioni me partnerin, në trupin e këngëtares u grumbulluan gazrat e rrezikshëm. Rezultati ishte dërgimi i Pereira me urgjencë në spital. Këngëtarja e famshme e ka ndarë këtë përvojë me ndjekësit e saj në Instagram, raporton Protothema.
U zgjova herët në mëngjes me dhimbje të forta stomaku dhe përfundova në spital. Vajza tani jam mirë. Mora mjekimet e mia. Unë kam një këshillë për ju: Mos ki turp të ajrosesh para burrave të tu. Ajo që është me të vërtetë e turpshme është të të çojë në spital me një bark dhe një diagnozë të gazit të bllokuar. Tash e tutje turpi ka marrë fund. “Do të ajrosem lirshëm, ashtu si ai”.