Ku është “zhdukur” Olta Boka? Kësaj pyetje i është përgjigjur këtë mëngjes vetë këngëtarja në një intervistë për “Aldo Morning Show”. U bënë shumë kohë tashmë që Olta ka qëndruar larg skenës shqiptare. Emily Ratajkowski dhe Pete Davidson fotografohen më të lumtur se kurrë, konfirmohet romanca e tyre

Në këtë intervistë ajo rrëfeu se këtë vit kishte planifikuar një rikthim në “Kënga Magjike”, por për disa arsye teknike pjesëmarrja është shtyrë.

Këngëtarja u ndal më gjatë edhe tek “zhdukja” e saj, duke e cilësuar si një nga periudhat më të bukura.

“Ka qenë zhdukja ime më e bukur dhe që e kam shijuar. Jam bërë pak egoiste dhe e shoh që më ka ndryshuar në kompleksitet çikë titulli i të qenurit mama. Ndoshta sepse isha lodhur me Oltën që ishte më përpara dhe tani qëllimet që i kisha më përpara tani kanë marrë një lloj jete tjetër, kanë ndryshuar edhe prioritetet, nga ana tjetër edhe vetë karakterialisht, mendoj që kam marrë disa aksesorë gjatë rrugës që mendoj që nuk më kanë bërë më introverte, në kuptimin më të mbyllur, por më kanë bërë më të fokusuar te gjërat që pretendoj dhe mendoj që janë më të rëndësishme për momentin dhe ndaj them që ka qenë zhdukja ime më e këndshme, që e kam shijuar,”-u shpreh artistja.

Ky largim i saj nuk do të thotë që ka hequr dorë nga muzika, madje ajo u shpreh se zhdukja i ka rritur më shumë dëshirën dhe dashurinë për t’u marrë me profesionin dhe pasionin e saj.