Xhoana Nano, gruaja e ish-kryeministrit Fatos Nano dje festoi 50-vjetorin e lindjes.

Duket se koha për Xhoana Nanon ka ndaluar, pasi në disa foto në 50-vjetorin e lindjes ajo shihet e kuruar deri në detaj dhe në top formë.

Ka qenë artistja e njohur shqiptare e make up-it, Lili Ismaili që ka postuar në llogarinë e saj në “Instagram” një foto të zonjës Nano ku e uron për ditën e saj të lindjes.

“Happy birthday. Koha ka ndaluar për ty”, shkruan ajo në krah të fotos.

Kujtojmë që ish-kryeministri Fatos Nano dhe bashkëshortja e tij Xhoana, prej disa vitesh ndodhen në Vjenë, por duket se për këtë ditë të veçantë Xhoana është kthyer në Shqipëri.