Kokainë dhe prostituta me Taxi LUX , INVESTIGIMI tronditës: Kompania sfidon hapur ligjin, shoferët sekserë droge dhe prostitutash

Taxi LUX ka një numër të madh makinash në Tiranë, por siç zbulon investigimi i zërit, kokaina dhe prostitutat qënkan sheshit dhe shoferët shërbejnë si sekserë.

Bashkëpunëtori i Zërite nis misionin me një nga shoferët e rrjetit të taksive LUX në kryeqytet, një nga kompanitë kryesore të tregut. Taksisti jo vetëm që ka dijeni për shitjen e kokainës, por ai tregon sesi rrjeti funksionon ku klientët që duan kokainë mund të marrin edhe punonjëse seksi dhe shkojnë me to në hotele të posaçme që funksionojnë si një trinom.

Klienti merr taksinë, kërkon kokainë dhe një femër dhe taksia në këmbim e dërgon në hotelin përkatës dhe i jep drogën. Bashkëpunëtori ynë hipi me të dhe taksisti jo vetëm gjeti dhe ndërmjetësoi shitjen e kokainës por edhe e konsumoi vetë atë.

Po i njëjti taksist, ditën e dytë që bashkëpunëtori e telefonoi, gjëja e parë që flet dhe kërkon është kokaina. Në bisedë e sipër, taksisti tregon sesi ka vjedhur paratë e kompanisë për të blerë kokainë dhe për të shkuar në një nga hotelet e rrjetit. Në këtë moment, taksisti porosit kokainën me mesazh te shpërndarësi në zonën e Kasharit dhe më pas e telefonon. I infiltruari dhe taksia shkojnë të marrin drogën. Siç mund të shihni është vetë shoferi i kompanisë LUX taxi që del nga makina e kompanisë me ngut dhe merr drogën për t’ja shitur bashkëpunëtorit.

Në këtë moment bëhet edhe shkëmbimi i drogës mes tyre. Taksisti pasi ka konsumuar njëherë kokainën që i shiti bashkëpunëtorit kërkon sërish drogë, ndërsa tregon sesi ka pirë drogë dhe alkool në orarin e punës.

Kokainë dhe prostituta me Taxi LUX , INVESTIGIMI tronditës: Kompania sfidon hapur ligjin, shoferët sekserë droge dhe prostitutash
Kokainë dhe prostituta me Taxi LUX , INVESTIGIMI tronditës: Kompania sfidon hapur ligjin, shoferët sekserë droge dhe prostitutash

BISEDA TAXI LUX, DITA E PARË

Taksisti: Si je vëlla?

I infiltruari: Mua s’më mban mend?

Taksisti: Vështirë

I infiltruari: Unë s’para lëviz por kemi lëviz bashkë.

(Në bisedë e sipër)

I infiltruari: S’kemi pak mall

Taksisti: Më ka shkuar mendja keq fare. S’ke me vete ti.

I infiltruari: Të kisha, kishim hapur krahun ishim stakuar keq.

Taksisti: Merr aty te Santana, apo s’ka ai çuni?

I infiltruari: Se di, ti pi në orar pune?

Taksisti: Ja rastis me njerëz, nanjherë.

I infiltruari: Na duhet nanjë p… tani.

Taksisti: S’je i martuar ti.

I infiltruari: Jo.

I infiltruari: Tani na duhet nanjë baxhellë

Taksisti: Baxhellat janë të shtrenjta zemër.

I infiltruari: Ke ndonjë numër?

Taksia: Unë gjej numra, po tani se di a të përgjigjen. Por duhet të shkosh te një shoku im atje poshtë. Do lësh leshtë zemra.

I infiltruari: Sa e kanë?

Taksia: Ato janë 150 e sipër. Goca të reja 19 vjeç.

I infiltruari: Të mira?

Taksia: Të mira, i q… 2 herë, ka dhe mall ai çuni. Te Aureli në autostradë. (Hotel).

I infiltruari ynë kërkon më shumë…

I infiltruari: Do më gjesh ndonjë k… ndonjë të re, 19 20 vjeçe

Taksisti: Unë s’kam por po ia marr një shokut. Ore shko te Aureli, aty, shkon dhe mbaron punë. Pi, merr një dhomë. P… nuk të vjen në shtëpi o burrë. E kam pas numrin e asaj Besa. Ajo vjen dhe në shtëpi. Është 24-25 vjeçe, këto të treja vijnë të treja, rrinë bashkë, me një golf 6. Vijnë të treja, zgjedh njërën ti.

I infiltruari: A të keqen vëllai jot. Ma jep këtë Besën njëherë

Taksisti: Po, ja ti marr nr këtij shokut. O Erald, ma jep nr e Besës. 069*******. Edhe njëherë. 069*******. Besa e ka numrin. Po të pyeti numrin, thuaj çunat e Hotel Iljada.

I infiltruari: Po atyre 19-vjeçareve?

Taksisti: Ato nuk u kam unë numër. Ato duan nga 200. Besën e q… dhe me 100 ti. I ka ky çuni të gjitha, puno te Hoteli është recepsionist a kupto? Nuk vijnë ato me u shkrujt kështu.

Po i njëjti taksist, ditën e dytë që bashkëpunëtori e telefonoi, gjëja e parë që flet dhe kërkon është kokaina.

Taksi Lux- AG 868 T. BISEDAT NË TAKSI LUX, DITA E DYTË

I Infiltruari: Kujtove se do të të harroja?

Taksisti: Jo mor burrë se kisha problem, u karamova mbrëmë, piva keq fare. Te Liqeni i Thatë me njërën.

I infiltruari: Me nanjë p…?

Taksisti: A do të fortën? E piva shpejt, u bëra keq.

I infiltruari: Do na gjesh ndonjë?

Taksisti: Do të marrësh nanjë gjys?

I infiltruari:  Po, një 0.5.

I infiltruari:  Sa e ka ky tipi?

Taksisti: E ka 40, po e ka në autostradë ai.

I infiltruari:  E ka të mirë?

Taksisti: Po të mirë e ka, me atë e piva mbrëmë.

I infiltruari:  Po hajde vemë e marrim.

I infiltruari:  E njeh ti këtë tipin?

Taksisti:  I njoh, janë çunat e lagjes sime. Po do ti, pije vetë, pije këtu në makinë, unë një vizë tek ia fus.

Në bisedë e sipër, taksisti tregon sesi ka vjedhur paratë e kompanisë për të blerë kokainë dhe për të shkuar në një nga hotelet e rrjetit.

Taksisti:  Unë k*ri mbrëmë bëra një k*rllik fatal, fatal, ajo që bëra unë ishte fatale, fatale. Mora një k*rvë pa lidhje, mi mori ato lekë q*ja motrën, kot po kot, rri si bythq*r puno tani. 150 mijë lekë i dhashë, a do të drejtën? Mezi më prishi në gojë, o zemra. Mora një kurvë te hotel Tosi.

RRËFIMI I TAKSISTIT QË U “MASHTRUA” NGA BESA:

I infiltruari:  Me makinën tënde?

Taksisti:  Jo në hotel., erdhi vetë ajo. Isha spatë. Ndenja 30 min me të dhe ika. Më dhimbsen lekët tani, kupton apo jo? I Q.M, as u kënaqa as gjë. Isha sëpatë, ç’e doja kurvën në atë orë.

I infiltruari:  Iku 150 ëëë?

Taksisti: 150 asaj, 30 hoteli, 50

I infiltruari:  Shumë 150?

Taksisti:  Donte 200 ajo mo. Besa pra, që të dhashë numrin ty dje.

I infiltruari:  Thashë se ishe me 19-vjeçaret, po me ato si funksionon?

Taksisti:  Shko te hoteli, i shkruan në ëhatsapp vjen vetë. Ato janë p… të mirë, po si kam q… ndonjëherë.

I infiltruari:  Rrinë në ndonjë hotel?

Taksisti:  Jo kanë shtëpiat e veta, i shkruan vjen.

Në këtë moment, taksisti porosit kokainën me mesazh te shpërndarësi në zonën e Kasharit dhe më pas e telefonon. I infiltruari dhe taksia shkojnë të marrin drogën.

(Taksisti merr shpërndarësin në telefon)

Bie zilja

Taksisti: Alo, ku je ti? Kush është aty te… a je në Kashar ti? Ku të takoj içik unë ty? Unë jam në Astir, jam duke ardhur të takoj ty. Nuk vij dot aty se jam me rob unë. Eja poshtë.

Mbaron biseda

Taksisti:  Më iku mendja mbrëmë. Rri vras trurin tani se kam prishur lekët e punës, ku do ti sajoj 250 mijë lekë deri kur të marr rrogën, se dorëzoj zarfat, janë lekët e punës.

I infiltruari:  Nuk i bëni dorëzimet përditë?

Taksisti:  Jo, ja kam 3 zarfa për të çuar.

I infiltruari:  Po si do t’ja bësh? Sajoji mor burr.

Taksia: Ça ka.. u tregova?

I infiltruari: Mend për herë tjetër tani.

Taksisti:  Ai çuni është duke ardh, me sekonda është këtu.

Siç mund të shihni është vetë shoferi i kompanisë LUX taxi që del nga makina e kompanisë me ngut dhe merr drogën për t’ja shitur bashkëpunëtorit.

Taksisti: si mi mori lekët, mua ajo motër… kot. Zemra, merre kjo është (tregon drogën).

I infiltruari: Fiks fare!

Taksisti:  Ta hapim ta bëjmë këtu direkt?

I infiltruari: Karta gjëra ke?

Taksisti:  Po mo zemra.

I infiltruari: Te këta merr ti gjithmonë? Se mos japin ndonjë…

Taksisti:  Ëëë.

I infiltruari: I mirë është.

(taksisti shtron drogën në makinë).

Taksisti:  Merre këtë (I jep drogën) Do ta bëjmë me letër pakete.

(taksist shtron me kartë kokainën)

Taksisti:  Ia futa, e futa këtu. Edhe kësaj të voglës (thith kokainën). Përsëritje disa herë me efekte

(mbështjell drogën e ngelur ia jep të infiltruarit).

Në këtë moment bëhet edhe shkëmbimi i drogës tyre. Taksisti pasi ka konsumuar njëherë kokainën që i shiti bashkëpunëtorit kërkon sërish drogë, ndërsa tregon sesi ka pirë drogë dhe alkool në orarin e punës.