Rrezik i madh nga bateritë, përfshihet nga flakët mjeti i ” TAXI LUX ” në Tiranë

Një automjet është përfshirë nga flakët mëngjesin e kësaj të premte në zonën e ish sheshit Shqiponja në Tiranë.

Siç shihet dhe nga pamjet e mëposhtme, automjeti i përfshirë nga falkët është i kompanisë “TAXI LUX”. Taksia është shkrumbuar e gjitha.

Nuk dihet nëse ka të lënduar dhe se nga çfarë është shkaktuar zjarri. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të mësuar më tepër detaje, por paraprakisht dyshohet për një problem me bateritë.