Janë zbardhur detaje të reja nga arrestimi i kandidati të koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Himarës, Fredi Belerit, i cili akuzohet për shit-blerje votash.

Burime bëjnë me dije se në dëshminë e dhënë në Polici, Beleri ka mohuar që të jenë përfshirë në shkelje të tilla. “Skam lidhje me këtë akuzë”, mësohet se ka deklaruar Beleri.

Kandidati i ‘Bashkë Fitojmë’ është arrestuar pak pas mesnate para lokalit të tij bashkë me 3 persona të tjerë, avokati, dhe përfaqësues të shtabit elektoral. Forca të shumta policie morën pjesë në prangosjen e tij, që u bë me urdhër të SPAK.

Ndërkohë, mësohet se një prej të arrestuarve është ndjerë keq gjatë arrestimit, pasi vuante nga problemet e zemrës. Ndaj është dashur që të ndërhyjë një ambulancë për dërgimin e tij në spital.