Dy ditë përpara se qytetarët të shkojnë në kutitë e votimit për të zgjedhur kryetarin e ri të bashkisë për 4 vitet e ardhshme, kryebashkiaku i Kolonjës, Erion Isai ka firmosur nisjen e procedurave duke hapur një tender për rikonstruksionin e trotuareve të qytetit.

Erion Isai ka fiksim Zeqirllarin në Erseke , afera skandaloze me tender – ash me paratë e shqiptarëve

Tenderi është 66 milionë lekë pa TVSH për pllaka rrugësh, betoni dhe çimento. 

Pra, jo vetëm që Isai është kujtuar në dy ditët e fundit për trotuaret e qytetit, por ka shpallur procedurën pavarësisht se cili do të jetë kryetari i ri i bashkisë ditën e hënë.

Erion Isai “lahet” me naftë, 500 milionë lekë me tender skandaloz në Kolonje

Edhe nëse nuk do të votohet për një tjetër mandat, Erion Isai do të shpallë fituesin pas 14 Majit për procedurën e nisur dy ditët e fundit para zgjedhjeve.

Po ku ishte katër vite, pse u kujtua në orët e fundit të mandatit për të nisur punën për të rregulluar trotuaret e qytetit ku presupozohet se kalon cdo ditë?