Dritan Mandro është një ndër konkurrentet e rinj i cili ka hyrë së fundmi në programin e ‘Për’puthen”.
Ai ka treguar se është baba i një djali por mesa duket ky vendim i konkurrentit për të marë pjesë në emisionin e dashurisë nuk është pritur dhe aq mirë nga ish-bashkëshortja e tij.
Dritani ka treguar se si ish-bashkëshortja e tij ka qenë kundër idesë që ai të marrë pjesë në program dhe për këtë fakt iu është dashur të mos e takojë djalin e tij për dy javë.
Sipas tij ajo çfarë e shqetësonte ish-gruan e konkurrentit ishte se mos ky vendim i tij do të ndikonte në jetën e djalit të tyre duke parë babain në një emision për të gjetur një partnere.
Gjithashtu Drtiani ka pasur disa ngacmime me Rrushe Zybën ku i ka shprehur pëlqimin dhe të ketë një takim me të.
Bora e ka pyetur konkurrenten nëse e ka problem faktin që ai ka një djalë, ndërsa Rrushja është shprehur se ky fakt nuk e bezdis aspak.
Kujtojmë se “Për’Puthen” tani është në sezonen e tretë dhe shumë ngjarje po e karakterizojnë këtë emision.