Ishte data 10 mars kur një aksident famëkeq do tju merrte jetën 3 të rinjve, Klevis Ruçaj, Sikela Proj dhe Eriselda Abedini. Shkak, sipas ekspertizës, rezultoi të ishte shpejtësia tej normave të lejuara nga drejtuesi i mjetit, 20-vjeçari Ruçaj.
Teksa ka kaluar kaq shumë kohë, duket se pasoja e rëndë nuk është shuar.
Burime të sigurta dhe koefidenciale i thanë “Replikë” se tre të rinjtë kishin konsumuar tullumbace me azot pak para nisjes në një lokal në Tiranë dhe kishin marrë edhe me vete teksa janë nisur për rrugë.
Si ndodhi aksidenti:
– Klevis Ruçaj, 20-vjeçari që humbi jetën një ditë më parë aksidentin tragjik në mbikalimin e TEG-ut ishte një shkelës i përsëritur i rregullave të qarkullimit rrugor. Mësohet se Ruçaj ishte gjobitur 5 herë brenda 5 muajve, ndërkohë që patentën e kishte marrë prej më shumë se një viti. Ndërkohë, janë identifikuar edhe dy të rejat që humbën jetën në makinën që po drejtohej nga 20-vjeçari. Pasagjeret, Sikela Perroj, 23 vjeçe dhe Erisilda Abedini, 22 vjeçe, nuk mundën t’i mbijetonin plagëve të rënda që morën.
Ruçi duket se lëvizte shpesh me shpejtësi mbi normat e lejuara, pasi ai ishte gjobitur edhe më parë për tejkalim shpejtësie, por ndërkohë ai postonte edhe video në TikTok duke qarkulluar me makina luksi e shpejtësi deri në 270 km/h. Në një video në Tik Tok, 20-vjeçari shihet duke i dhënë makinës me një dorë dhe më pas me të dyja, me një shpejtësi prej 270 km në orë. Ai shkruante: “Mos u shqetëso kur i jap makinës me një dorë, shqetësohu kur i jap me të dyja”.