Prej disa kohësh është përfolur për një lidhje të mundshme, ndërmjet aksioneres së “Top Channel”, Lori Hoxha, dhe moderatorit Romeo Veshaj.
Dy vëllezërit binjakë iu bashkuan familjës së “Top Channel” në sezonin e kaluar me emisionin “Më Lër Të Flas”, që prezantohet nga ata.
Duke qenë se Romeo ka një “precedent” në lidhjet e tij më vajza të njohura dhe me pozitë, shumë shpejt fansat filluan të aludonin edhe një lidhje të mundeshme mes tij dhe Lori Hoxhës, gjë që u përforcua edhe me daljen e disa pamjeve, ku ata shfaqeshin mjaft të afërt në dasmën e Arbër Hajdarit.
Gjithsesi, pas komenteve të tilla, një koment arriti të tërhiqte vëmendjen e Lorit. Komentuesi shkruante “Nuk është budallaqe të lidhet me Romeon”, koment të cili Lori e kishte bërë “like”, duke shuar disi zërat në qarkullim.
Gjithsesi, një tjetër detaj i cili është vënë re së fundmi dhe hap “shteg” për aludime se kjo marrëdhënie është krisur.
Në ditëlindjen e Lorit, Donaldi ishte ai që e uroi publikisht, ndërkohë ka munguar një urim nga ana e Romeos, duke lënë kështu mbase të kuptohet se mes tyre nuk ka asgjë.