Që prej fillimit të PërPuthen e deri më sot kemi parë shumë dhurata, nga ato që “t’i pret mendja” e deri te ato më emocionueset, madje shpesh herë jemi motivuar të bëjmë dhurata duke marrë shkas nga idetë në emision.

Por, këtë puntatë dhurata ishte më e veçanta që kishim parë ndonjëherë. Kristi, një nga konkurentët e rinj i dhuroi Alesjas një qenushe.

Opinionisti, Arjani e komentoi si një dhuratë shumë origjinale, ndërsa Bora nxitoi të pyeste për emrin. E meqë për Alesjan tashmë qenushja do të jetë princesha e saj në vijim, ajo vendosi ta quajë “Princesha”.

Ndërkohë Kristi komentoi dhe arsyen e dhuratës së tij. Duke qenë se ai merret me kafshët, do të donte që partnerja e tij t’i donte kafshët dhe Princesha ishte prova për këtë.

“Sa herë të jetë e mërzitur Alesja të merret me qenushin. Ta kalojë mërzitjen shumë shpejtë,” – tha ndër të tjera Kristi.