Banorët kanë biseduar sot për marrëdhëniet mes femrave dhe meshkujve e secili ka dhënë mendimin e tyre. Por deklarata e Kristit ka ndezur debat. Kristi u shpreh se gjëja më unike që i ofron një femër është seksi.

Pjesë nga debati:

Kristi: Gjëja më unike që mua më ofron një femër në një marrëdhënie është seksi. Po them është gjëja më unike. Nuk po them që është gjëja e vetme që dua unë.

Olta: Seksin e bën me këdo

Kristi: Po dhe muhabetin e bën me këdo, me një shok

Olta: Kur ne mendojmë se Kristit i ka nxjerrë anën më të butë një vajzë, ai thotë jo kam vendosur unë ta bëj

Ndërhyn Tea: Njerëzit që thonë kështu zakonisht përjetojnë ndjenja dashurore me meshkujt të tjerë, por seksualisht janë të tërhequr nga femrat. Pra ata që mendojnë se e vetmja gjë që mund t’i ofrojë një femër është seksi, zakonisht tërhiqen seksualisht nga femrat, por ndjenjat dashurore i përjetojnë vetëm me meshkuj.

Amos: Ku e ke lexuar këtë?

Tea: Ishte një analizë e një psikologu.