“Po abuzojnë, sot po e bëjnë dhe shumë rëndë madje. Njerzit nuk mendohen fare se çfarë janë në gjendje t’i shkaktojnë tjetrit. Këtë vit po abuzojnë më tepër se me vitin e shkuar.” shprehet Gerta Gixhari në një intervistë për Report Tv.

Me këtë deklaratë në emisionin ‘N’kohë me gazetarin Ermal Qori, moderatorja Gerta Gixhari ka thyer heshtjen duke i dal në mbrojtje Oltës, motrës së saj brenda shtëpisë në Big Brother Vip. Sipas Gertës, gjithçka që po ndodh në rrjetë kundër lojës së Oltës është duke u përdorur në një mënyrë jo të drejtë.

Ftesën për tu bërë pjesë e këtij spektakli e ka marrë edhe Gerta. Gjatë intervistës, moderatorja rrëfeu arsyet përse refuzoi kërkesën e produksionit.

“Ftesën e  kam patur që vitin e kaluar, por isha skeptike me futjen time në BB dhe nfaj se pranova, jam natyrë që mund të përballem me sfida. Kisha frikën me abuzimin që ndodh jashtë, me abuzimin që ndodh pa pikë frike fare  dhe njerzit nuk mendohen fare se çfarë shkaktojnë.”- tha ajo.

Për 25 minuta Gixhari ka rrëfyer gjithçka lidhet me jetën e saj profesionale mediatike. Fillimisht ajo është ndalur te fillimet e saj në gazetarinë politike e më pas ka zbuluar detaje edhe për pasionin e saj të fshehtë, udhëtimet.