Mbrëmjen e djeshme në “Big Brother VIP prime” nuk kaloi pa u komentuar raporti i Deas me Amosin. Dea tha se mes saj dhe aktorit ka pasur një flirt por ajo nuk dëshiron ta vazhdojë më tej, teksa shtoi se nuk ka ndjenja romantike për të.
Duket se në lidhje me këtë situatë ka reaguar dhe ish-partnerja e Amosit, këngëtarja  Gigliola Haveriku. Ajo ka publikuar në Instastory një foto të Deas të cilën e ka cilësuar si “princeshën e të varfërve”.

Gigliola ka komentuar dhe banorët e tjerë, por deri tani nuk ka bërë asnjë koment publik për Amosin.