
Kryebashkiaku i Fushë-Arrëzit është ofruar për të strehuar mijëra emigrantë afrikanë që pritet të vijnë nga Italia drejt vendit tonë.
Marrëveshja e kryeministrave Edi Rama dhe Giorgia Meloni ka ngjallur debate dhe kundërshti të shumta, por kryebashkiaku Hil Curri kërkon që emigrantët të strehohen në Fushë-Arrëz.
Përmes në letre drejtuar kryeministrit Edi Rama por edhe disa ambasadave të huaja në vend, kryebashkiaku i koalicionit “Bashkë Fitojmë” kërkon që emigrantët afrikanë të strehohen në bashkinë e administruar prej tij.
“Për më tepër, komuniteti i Fushë Arrëzit është i gatshëm të japë një kontribut pozitiv në jetët e këtyre individëve, duke u ofruar një mjedis mbështetës ku ata mund të ndërtojnë jetën e tyre, të gjejnë siguri dhe të kenë qasje në burimet e nevojshme”, thotë ai ndër të tjera në letër.
Letra e Hil Currit drejtuar Ramës:
