Vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike në pjesën e parë të ditës, ndërsa parashikohen vranësira në ekstremin jugor dhe juglindje të vendit.

Sipas MeteoAlb vendi ynë paraqitet në ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferikë për gjatë gjithë ditës, duke sjell alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta. Parashikohet vranësirat të pësojnë zhvillim në ekstremin jugor dhe juglindje të vendit duke sjelle shira të izoluar në Jug si edhe dëbore te izoluar në juglindje të vendit.

Temperaturat e ajrit do të ulen lehtë në mëngjes, por do të rriten në mesditës duke luhatur vlerat ditore nga -1°C deri në 16°C.