Policia e Vlorës ka zhvilluar një operacion anti-kanabis në Vlorë dhe ka vënë në pranga 6 persona, ndërsa dy janë shpallur në kërkim, pasi kishin përshtatur vilat për kultivimin e kanabisit.

Në pranga në fshatin Kropishtë, u arrestuan shtetasit D.K, N.D, F.Ç dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasit P.K.

Ndërsa në lagjen “10 Korriku”, u arrestuan në flagrancë shtetasit L.Z, E.B dhe G.M si dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasit L.Xh.