Ku është SPAK ? Benet Beci i jep një thes me para pa garë kompanisë offshore, 170 mln lekë pa garë: Kush fshihet pas “fantazmës” ?

Benet Beci u zgjodh në krye të Shkodrës më shumë si shkodran dhe demokrat se sa socialist edhe pse përfaësonte Rilindjen në zgjedhjet. Por, pavarësisht kësaj duket se ka marrë të gjitha tiparet e rilindasve sa i përket abuzimit me fondet publike.

Gazeta Jonë zbulon një skandal të madh me një vlerë rreth 168 milion lekë me TVSH nga taksat e shkodranëve, të cilat Benet Beci ia ka dhënë Albanian Motor Compani me aksioner një kompani të regjistruar në offshore në shtetin e Qipros, të cilës rrjedhimisht nuk i dihet pronari final.

Kompania Grand Dalewest Limited rezulton e regjistruar në Qipro..Ku është SPAK ? Benet Beci i jep një thes me para pa garë kompanisë offshore, 170 mln lekë pa garë: Kush fshihet pas "fantazmës" ?
Kompania Grand Dalewest Limited rezulton e regjistruar në Qipro. Ku është SPAK ? Benet Beci i jep një thes me para pa garë kompanisë offshore, 170 mln lekë pa garë: Kush fshihet pas “fantazmës” ?

Kompania Grand Dalewest Limited ka 50% të aksioneve të Albanian Motor Compani  dhe është e regjistruar në Qipro në emër të Christos Liasi.

Qipro njihet si një ndër parajsat fiskale të botës ku pas kompanive të ndryshme fshihen emrat e kriminelëve, trafikantëve dhe politikanëve të korruptuar.

Përveç kësaj, Beci ka firmosur një tender i cili është cilësuar me “flamur të kuq” nga OpenData Albania për shkak të mungesës së konkurrencës.

Praktikisht, kompania ka konkurruar me veten në këtë tender dhe e ka fituar me 99.8 për qind të fondit limit.

Ky është një rekord sa i përket vjedhjes me tenderët. Edhe ata që janë pak më të guxishëm në këto punë e zbresin deri në 97-98%, ndërkohë që Beci, i prezantuar si një fytyrë qytetare mes shkodranëve as që pyet për “maska” të tilla.

Është krejt normale që bizneset të kërkojnë të fitojnë sa më shumë kur bëhet fjalë për prokurimet publike, por kryebashkiakët apo prokuruesit janë ata që mbrojnë interesat e qytetarëve duke kërkuar cilësi të mirë me një çmim të ulët. Kjo nuk ka ndodhur në këtë tender skandaloz.

Tenderi

Bashkia Shkodër ka hapur një tender për blerjen e makinave dhe biçikletave elektrike për llogari të bashkisë me një fond limit rreth 170 milionë lekë të vjetra me TVSH. Nga këto, pjesa dërrmuese, janë para për makinat.

Në këtë tender ka marrë pjesë vetëm kompania Albania Motor Compani dhe siç konstaton Gazeta Jonë, ka fituar me gati 168 milionë lekë të vjetra me TVSH ose rreth 99.8% për qind të fondit limit.

Bëhet fjalë për blerjen e 5 makinave dhe 7 biçikletave.

Ky çmim duket në vetvete shumë i shtrenjtë krahasuar me tregun, ndërsa shtuar kësaj edhe abuzimet me mungesën e konkurrencës, bëhet plotësisht një dosje e denjë për SPAK ku Benet Beci, ndoshta një ditë, kur Rama të mos jetë më i “dashuruar” me të, do të duhet të japë llogari. /GazetaJonë

Benet Beci SPAK Benet Beci SPAK