Muajt e fundit një numër i madh faqesh Facebook-u janë duke harxhuar shuma të mëdha me reklama në këtë rrjet social duke pretenduar se shesin “ilaçe” për sëmundje të ndryshme të trupit.
Qytetarja nga Tirana për “G.J”: Mashtrim me tabletat OBEN , dëmtova shëndetin dhe mjeku më tha të heq dorë urgjent
Nisur nga situate e rrezikshme e krijuar ndaj shëndetit të qytetarëve nga përfitues të mirëfilltë, Gazeta Jonë ka nisur një cikël denoncimesh për një fenomen të tillë tepër problematik.
INVESTIGIMI/ “Kemi ilac për diabetin , tensionin , prostaten …”, Gazeta Jonë zbulon si po mashtrohen pacientët prej një individi nga Kosova me lëngje të çuditshme
Deri më tani, Gazeta Jonë ka zbuluar se kjo fushatë me kura të rreme, që shitësit apo shitësi i quan edhe “ilaçe”, është e organizuar nga një dorë, e cila është në Kosovë dhe përmes shtetit fqinj bën reklama në Facebook duke përfshirë edhe Shqipërinë në rrjetin e tyre të mashtrimit.
INVESTIGIMI-E shitën sikur shëron kancerin, si Lengu Vital u bë Caji Vital , skandal me produktin që ndryshoi vetëm emrin : Si po mashtrohen të sëmurët
Gazetarët e Gazeta Jonë kanë kontaktuar me disa prej këtyre faqeve duke kërkuar informacion në lidhje me produktet që ata i shesin si ilaçe duke marrë mbrapsht vetëm gënjeshtra dhe heshtje.
Gazeta Jonë ka kontaktuar edhe me autoritetet në Kosovë, të cilët janë përgjigjur se kanë dijeni për këtë fushatë të gjerë mashtrimi që ka nisur, por nuk kanë dijeni ende se kush mund të fshihet pas saj.
KUJDES nga “ilaçet” që pretendohet se trajtojnë sëmundjet e mushkërisë! Çfarë zbulon investigimi i Gazeta Jonë
Çfarë shesin?
Nga verifikimet tona kemi konstatuar se këto “ilaçe” prodhohen në një vend në Kosovë nga një grup personash apo një person i vetëm, i cili vetëm mbush shishe të caktuara me një lëng dhe u vendos etiketa të ndryshme duke shënuar sipër se bëhet fjalë për “ilaç popullor”.
Çajrat, lëngjet dhe barnat gjoja kurative, si po rrezikohet seriozisht shëndeti i qytetarëve nga mashtruesit online
Gazeta Jonë ka komunikuar deri më tani me persona të mashtruar nga këta personazhe të dyshimta, të cilët kanë konfirmuar se kanë paguar shuma të ndryshme për të gjetur shërim, por në fund nuk kanë kuptuar se bëhej fjalë për një mashtrim të mirëfilltë me pasoja të rënda për shëndetin e tyre.
Sëfundmi, Gazeta Jonë ka konstatuar një tjetër faqe të tillë që pretendon se shet “ilaç” kundër reumatizmës, gjunjëve dhe muskujve.
Faqja quhet “Ilaç për Reum Unaza Nyje Muskuj Gjunjë Shpinë” dhe shet shishe të ëuditshme të mbushura më lëng misterioz kundrejt 20 eurove.
Gazetarët e Gazeta Jonë kontaktuan me këtë faqe duke mësuar se një “ilaç” i tillë nuk ishte regjistruar askund dhe shitej “në të zezë” pa asnjë certifikatë apo dokument tjetër që të konfirmojë efektivitetin e tij.
Gazeta Jonë është konsultuar me mjekë, të cilët kanë kërkuar nga qytetarët që të mos bien pre e mashtrimeve të tilla, por kur kanë shqetësime shëndetësore të kontaktojnë mjekë të mirëfilltë. /Gazeta Jonë
**Artikulli është shkruar në kuadër të angazhimit të Gazeta Jonë për të siguruar një hapësirë për ushqime dhe barna të shëndetshme për qytetarët. Na lexoni për investigime të tjera të ngjashme.