Moderatorja Ana Kallaku zbuloi më shumë detaje nga marrëdhënia e saj me kunatën, Xhensila Murtezaj.
Duke qeshur ajo foli fjalët më të mira për bashkëshorten e vëllait të saj, ndërsa theksoi se është një dashuri e madhe.
Gjatë intervistës në “S’e Luan Topi” ajo la të kuptohej se kanë një marrëdhënie shumë të mirë me njëra-tjetrën.
“Kunata ime është si dritë dhe si ditë bashkë. Xhensila është një dashuri e madhe shumë. Ne kemi jetuar në një kohë të gjatë bashkë dhe jemi rritur sëbashku. Jam e lumtur që i shikoj bashkë me Besin në një familje aq të bukur. Gëzoj faktin që e kam nusen e vëllait si motër shoqe, e çdo gjë tjetër”, u shpreh Ana Kallaku.