Stresi dhe Keisi kanë pranuar publikisht që nuk janë më bashkë megjithatë mjafton ndonjë postim dhe menjëherë janë në vëmendje të mediave për raportin që kanë tani.

Së fundmi Stresi ka publikuar një video me këngën e Elvana Gjatës “Thirr”. Ai ka shkëptur prej saj vetëm frazën: “Asnjë shenjë, asnjë shenjë, asnjë shenjë.. …dhe vetëm t’lashë/  Se kurrë s’më ke dasht”, teksa duket sikur i miraton fjalët.