Dita e sotme është e veçantë për familjen Fejzullahu, pasi më i madhi po feston ditëlindjen
Këngëtari, Sabri Fejzullahu, i cili numëron një karrierë muzikore mbi 40 vite, mbush plot 75 vite jetë.
Si ç’ndodh thuajse çdo vit, bashkëshortja e tij, Nera i bën urimin e parë Sabriut dhe këtë vit ishte tepër emocionues.
“Ti që je gjysma ime më e mirë. Ti që mu gjende pranë në ditët më të vështira të jetës time. Ti që kurrë nuk më the e ke gabim. Ti që pa ty nuk do kishte vlerë qenia ime. Gëzuar ditëlindjen zemra ime. Faleminderit që ekziston”, shkruan partnerja e këngëtarit legjendarë shqiptar.