
Pas nëntë muajsh hetime, policia e Tiranës ka shoqëruar gjashtë persona për rastin e vdekjes së vajzës nga Kenia që punonte në kazino në Tiranë, Joy Aoko.
Policia ka ushtruar kontroll në disa banesa në orët e para të ditës së sotme. Një shofer i kazinosë, Rodin Barçi dhe disa persona të tjerë janë marrë në pyetje.
22-vjeçarja u gjet e rrëzuar nga kati i tretë i banesës ku jetonte me qira, pranë vilave gjermane në gusht të vitit 2022.
Ajo humbi jetën pas disa muajve në gjendje kome, në Kenia. Autor ende nuk ka pas hekurave.