Kush është ish-missi Zana Berisha që futi në shtrat disa biznesmenë në Prishtinë e Tiranë, i shantazhon se do t’u tregojë grave të tyre, u kërkon nga 200 mijë euro, Audi Q7 dhe Range Rover

Zana Berisha, ish-missi i përfshirë në një sërë skandalesh me sfond rozë, vazhdon të jetë në hetim në Kosovë për shkak të shantazheve me qëllim zhvatje që ushtron ndaj ish-partnerëve të saj.

Mësohet se ish-Miss Kosova, Zana Berisha ka ushtruar presione të ndryshme ndaj disa biznesmenëve, duke krijuar lidhje intime e madje duke u zhvatur shumë të konsiderueshme monetare.

Portali “Shtegu.com” ka zbardhur disa dëshmi të forta, që kanë lidhje me figurën e Zana Berishës, e cila është e njohur në botën e showbizit për dobësinë që ka “gjahun e preferuar”, për “meshkujt e martuar dhe shumë të pasur”.

Një i afërm i ish-të fejuarit të Zana Berishës, L. K. (emri i njohur për redaksinë), i cili jeton në Angli, pohon se kjo e fundit është përfshirë edhe me herët në intriga, duke ndarë çifte me qëllim përfitimet monetare.

Kush është ish-missi Zana Berisha që futi në shtrat disa biznesmenë në Prishtinë e Tiranë, i shantazhon se do t’u tregojë grave të tyre, u kërkon nga 200 mijë euro, Audi Q7 dhe Range Rover
Kush është ish-missi Zana Berisha që futi në shtrat disa biznesmenë në Prishtinë e Tiranë, i shantazhon se do t’u tregojë grave të tyre, u kërkon nga 200 mijë euro, Audi Q7 dhe Range Rover

Më konkretisht, mësohet se edhe nga vetë L. K., i cili ka qenë më herët në një lidhje me shoqen e ngushtë të Zana Berishës, ka bere me dije se ka qenë ish-miss Kosova shkak i ndarjes së çiftit.

Portali hedh dritë për faktin se si Zana Berisha i rrëmbeu partnerin shoqes së ngushtë dhe pas disa kohës në lidhje të fshehtë, kjo e fundit e ka tradhtuar miken e saj, duke i marrë partnerin.

Por historia me plotë dritëhije e intriga vazhdon më tej, teksa Zana dhe L. K. u fejuan pas disa kohësh, por kjo lidhje nuk ka zgjatur, pasi i fejuari i saj ka zbuluar se kjo e fundit e ka tradhtuar disa herë, për interesa monetare.

I afërmi i L. K. bën me dije se ndarja ka qenë jo miqësore me Zana Berishën, e cila edhe gjatë ndarjes ka ushtruar presione nga më të ndryshmet për qëllime përfitimi financiar nga ish i fejuari.

“Kërkesat e Zanës kanë qenë të papërballueshme. Jemi me fat që e kemi kuptuar shumë shpejt se Zana Berisha është lidhur me L. K. vetëm për interesa personale, duke e treguar vetveten të pamoralshme.

Zana Berisha paraqitet si modele që punon në shtete të ndryshme, por kjo nuk është aspak e vërtetë. Prej viti 2018 e deri më sot, Zana i ka pasur 5-6 sfilata vendore, por jo ndërkombëtare, siç paraqitet si modele.

Zana Berisha shpesh e vizitonte Italinë, por jo për modelim, por për punë të tjera të pandershme”.

HETIME EDHE NË SHQIPËRI?

Modelja dhe ish-Miss Kosova është përfshirë në afera të dyshimta edhe në Shqipëri. Mësohet se ajo ka krijuar një lidhje jashtëmartesore me një biznesmen nga Shqipëria, i njohur me nofkën “Edi“ (E.R. emri i njohur për redaksinë), ky i fundit jeton në Itali.

Ai është i martuar, ka një djalë dhe Zana Berisha personalisht ka deklaruar se bashkëshortja e tij e di për lidhjen me Zanën. Zana Berisha thotë se „ky person nuk është tipi im, por më konvenon që jeton në Itali dhe unë bëj biznese të tjera që ai nuk ka nevojë t`i dijë“.

Gazetaret nga hulumtimet kanë mësuar se biznesmeni e mbështet financiarisht dhe i ka blerë një Penthouse në “Linda Residence” dhe një veturë të shtrenjtë. Shtegu.com mëson se biznesmeni është dhe sponsori që paguan faturat e operacioneve që ish-missi ka bërë në Turqi, po ashtu dhe për një obor dhe shumë gjëra të tjera në shtëpinë në Suharekë.

Shantazhet dhe kërcënimet, Zana Berisha i ka përdorur edhe në Shqipëri, ndërsa mësohet se pritet të zhvillohen dhe hetime nga Prokuroria për zhvatjen e parave që kjo e fundit ka bërë ndaj disa sipërmarrësve në kryeqytet.

Ekzistojnë dyshime se të gjitha kërcënimet dhe shantazhet që i bën Zana Berisha, mbështetjen e ka nga një rreth i ngushtë personash, ndërsa personi kryesor mund të jetë në lidhje me të.

DËSHMITË E FAMILJARËVE

Nga hulumtimet që janë bërë në terren nga Shtegu.com, një familjar i Zana Berishës, që ka dashur të mbetet anonim, ka pohuar:

“Ky rast ka qenë tronditës jo vetëm për familjen Berisha, por edhe për tërë Suharekën, por jo edhe i papritur. Kemi menduar se Zana është një vajzë serioze dhe merret me modelizëm, por me kalimin e kohës, nga shumë persona kemi dëgjuar se ajo e ka marr rrugën e gabuar.

Stili i saj është të kalojë me persona të moshuar, të cilët më pas i kërcënon dhe i shantazhon në mënyrë të pandershme”.

“Zana Berisha është rrahur disa herë edhe fizikisht, pasi i ka shantazhuar familjet e tyre, por ajo përsëri ka vazhduar me avazin e vjetër”, ka bërë të ditur një familjarë i saj.

Shtegu.com ka mësuar dhe për një lidhje tjetër të gjatë të Zana Berishës, me një biznesmen të një qendre tregtare në Kosovë, të cilin e ka shfrytëzuar pafund dhe të cilit i ka kërcënuar familjen.

Nga hulumtimet mësohet se Zana Berishës i është konfiskuar patenta e shoferit deri në vitin 2025 për shkak të veprave panele të shumta në komunikacion, por ajo vazhdon ta drejtojë veturën luksoze.

Të përkujtojmë se ndaj Zana Berishës ende është duke hetuar Prokuroria Themelore në Prizren pas shantazheve dhe kërcënimeve që ajo i ka kryer deri tani.

Gazeta raportoi sot për arrestimin dhe ndalimin e ish-miss Kosovës, Zana Berisha, nën dyshimet për shantazh ndaj ish të dashurit të saj, një biznesmeni të njohur, me të cilin është ndarë në mënyrë jopaqësore.

Berisha dyshohet se e detyroi biznesmenin të paguajë rreth 200 mijë euro, një pjesë e tyre para të gatshme dhe një veturë luksoze, por që nuk arriti t’i shpëtojë ligjit. Hetimet për këtë çështje kanë nisur dhe po ashtu është mbajtur seanca ndaj të dyshuarës.

Por kush është biznesmeni që ishte viktimë e vajzës me të cilën krijoi lidhje jashtëmartesore dhe u përfshi në këtë aferë?

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije ekskluzivisht se bëhet fjalë për Isni Jeminin, biznesmen i njohur nga rajoni i Prizrenit, i cili dyshohet se ra pre e shantazhit dhe u detyrua t’i shkaktojë vetes dëm pasuror, në periudha të ndryshme, që nga viti 2021.

Gazeta ka publikuar detaje ekskluzive nga ky rast në të cilën është përfshirë vajza që përfaqësoi Kosovën në Miss Universe 2018 dhe historinë e saj me biznesmenin që pagoi shuma të majme parash.

Lidhja e dashurisë mes ish-miss Kosovës dhe biznesmenit të njohur, përfundoi me përfitim të kundërligjshëm të pasurisë nga ana e Berishës, e cila arriti ta shantazhojë biznesmenin për dy vjet me radhë, duke e kërcënuar se do t’ia dëmtojë nderin dhe autoritetin e tyre.

Gazeta mëson se gjithçka dyshohet se nisi në verën e vitit 2021, kur raportet mes tyre u krisën dhe doli në pah qëllimi që dyshohet se kishte Zana Berisha, ndaj të dashurit të saj, me të cilin mbajtën lidhje të fshehur.

Shantazhi, dyshohet se ishte forma me të cilën ajo kishte synuar që ta kryejë këtë “punë” – duke kapur në total hiç më pak se mbi 100 mijë euro para të gatshme.

Me qëllim që të përfitojë materialisht, Zana vendosi që përmes kërcënimeve nga më të ndryshmet, ta detyrojë biznesmenin që të veprojë në bazë të kërkesave të saj, duke e kushtëzuar me publikimin e fotografive e video-incizimeve intime të tyre, që ajo i kishte realizuar gjatë kohës sa po shijonin lidhjen e dashurisë.

Siç ka mësuar Sinjali nga të njëjtat burime, fillimisht gjatë verës në vitin 2021, derisa e dyshuara ka qenë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka kërkuar nga Jemini 100 mijë euro, me arsyetimin që ato të holla i duhen për të jetuar dhe plotësuar nevojat e saj.

Me këtë rast, pra herën e parë, biznesmeni Jemini mendoi se do ta përfundonte lidhjen duke refuzuar t’ia dërgonte paratë, por aty vetëm sa filloi drama.

Ish-missi vendosi që t’i hakmerret me kanosje, e madje ka shkuar edhe më tej, duke ia dërguar familjarëve të tij fotografi dhe video-incizime ku ata shiheshin bashkë, si sinjal që ta paralajmërojë biznesmenin se në rast se vazhdon të mos veprojë siç ka kërkuar ajo, do ta pësojë sërish.

Muajt e fundit të atij viti kanë shkuar në këtë formë, derisa e dyshuara është kthyer nga Amerika në fillim të vitit 2022 dhe dyshohet se ka vazhduar ta shantazhojë Jeminin, me të cilin nuk arriti të merrej vesh nga distanca.

Gazeta mëson se pas gjithë asaj kohe, ish-miss dhe biznesmeni u takuan në një restorant të Prishtinës, ku e dyshuara i shkoi viktimës, me qëllim që ta kërcënojë sërish, duke i thënë se “asgjë nuk ka bërë, çfarë do të bëjë”, për ta paralajmëruar se do t’i publikojë të gjitha dëshmitë që i ka.

Përmes formave të tilla, në vitin 2022, Berisha dyshohet se arriti ta zhantazhojë ish të dashurin biznesmen, të cilin e detyroi që t’ia paguajë blerjen e një veturë luksoze (në vlerë të rreth 70 mijë euro), duke e kushtësuar, se në rast se nuk vepron kështu – atëherë ajo do t’ia prishë një aheng në familjen e tij të ngushtë.

E për të mos mbaruar me kaq, burimet thonë se biznesmeni Jemini pas rreth një viti është detyruar që t’i japë edhe të holla të dyshuarës me shpresën se kjo “punë” do të mbyllet dhe do t’i ndajnë rrugët.

Burimet kanë bërë me dije se këtë herë, ai ia ka deponuar ish të dashurës shantazhuese rreth 50 mijë euro.

Por, as kjo shumë e majme parash nuk kreu punë dhe situata mes tyre si në filma vazhdoi me kërcënime e paralajmërime të frikshme.

Sipas të njëjtave burime, nga shtatori i vitit 2022 deri në korrik të këtij viti, biznesmeni ishte detyruar që t’i japë para të dyshuarës për çdo muaj, duke u kushtëzuar se nëse nuk e paguan, ajo do të vazhdojë t’i shkaktojë probleme në familje.

Duke vazhduar kështu të jetë viktimë e shantazhit, shuma që ia kishte caktuar ish-missi ishte 5 mijë euro për muaj. Pra për 11 muaj sa dyshohet se ka zgjatur ky raport sa i “nxehtë” por edhe i ashpër mes tyre, biznesmeni i bie se ka dhënë 55 mijë euro.

Në total, biznesmeni Jemini ka paguar rreth 175 mijë euro, duke përfshirë edhe blerjen e veturës, me kërcënime e shantazh.Këto janë vetëm disa nga rastet që dyshohet se kanë ndodhur dhe po hetohen nga Prokuroria Themelore në Prizren, e cila ka ushtruar kërkesë për caktimin e masës së sigurisë ndaj të dyshuarës, në drejtim të veprës penale “Shantazhi”.

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ushtruar kërkesë për caktimin e masës së sigurisë ndaj të dyshuarës, në drejtim të veprës penale “Shantazhi”. Brenda afatit ligjor, seanca dëgjimore për këtë rast është mbajtur më 10 tetor, me ç’rast gjyqtari i procedurës parapake, ka marrë vendimin.

Ndaj Berishës është caktuar masa e arrestit shtëpiak, lajm ky që është konfirmuar për Sinjalin edhe nga Gjykata Themelore në Prizren.

Kjo masë mund të zgjasë deri më 8 nëntor dhe nëse e pandehura e shkel, ndaj të njëjtës do të caktohet masa e paraburgimit.

“Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, me datë 10.10.2023, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prizren, dhe ndaj të pandehurës Z.B., ka caktuar masën e ARRESTIT SHTËPIAK; në kohëzgjatje prej një (1) muaji, e cila mund të zgjasë deri me datë 08.11.2023, për shkak të dyshimit zë bazuar se e njëjta ka kryer veprën penale, Shantazhi nga neni 329, par. 2 lidhur me par. 1 të KP-së.

Nëse e pandehura e shkel masën e arrestit shtëpiak, ndaj të njëjtës do të caktohet masa e paraburgimit.Këtë masë do ta mbikëqyrë Stacioni Policor në Prishtinë, e cila edhe pa kërkesë së Gjykatës në çdo kohë mund ta verifikojë zbatimin e masës së arrestit shtëpiak.

Me rastin e caktimit të arrestit shtëpiak, Gjyqtari i procedurës ka gjetur se ekziston dyshimi bazuar se e pandehura ka kryer veprën penale për të cilën dyshohet, dhe kjo vërtetohet nga provat e mbledhura deri në këtë fazë të procedurës hetimore.

Gjykata ka vlerësuar se janë plotësuar kushtet për caktimin e masës së arrestit shtëpiak, pasi që e pandehura Z.B., ka qenë e paarritshme kur është kërkuar nga Policia, andaj me qëllim të sigurimit të saj në procedurën hetimore, është caktuar kjo masë.

Gjithashtu, me rastin e caktimit të masës së arrestit shtëpiak, Gjykata ka marrë parasysh fazën fillestare të hetimeve, dhe me qëllim të sigurimit të provave, mos ndikimit në dëshmitarë, dhe parandalimit të përsëritjes së veprës penale, ndaj të pandehurës Z.B., është caktuar kjo masë.“, thuhet në përgjigjen e Gjykatës. /sinjali