Parlamenti malazez zgjodhi të hënën në postin e kryetarit zotin Andrija Mandiç, një ish drejtues i koalicionit politik pro-serb dhe pro-rus në Mal të Zi.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian e kundërshtuan hapur zgjedhjen e politikanit Mandiç në krye të Parlamentit të Malit të Zi duke e cilësuar atë si kundërshtar të orientimit pro-perëndimor të vendit.
Qytetarë të shumtë dolën në rrugët e Podgoricës në një protestë të organizuar nga Forumi i Qytetarëve të Lirë.
Zgjedhja e zotit Mandiç në krye të kuvendit malazez u mundësua nga votat e 49 deputetëve të shumicës së re parlamentare partia e tij Europa Tani që dikur njihej si Fronti Demokratik, deputetët demokratë, Partia Popullore Socialiste dhe dy koalicionet shqiptare, Alternativa Shqiptare dhe Forumi Shqiptar.
Deputetët e Partisë Demokratike të Socialistëve të ish Presidentit Milo Gjukanoviç, që tani janë në opozitë, braktisën votimin.
Zoti Mandiç u propozua në këtë post në bazë të një marrëveshje politike që i mundëson qeverisjen e zotit Milojko Spajiç, i cili ka marrë mandatin.
Në bazë të kësaj marrëveshje, ish Fronti Demokratik, që mbledh partitë pro-serbe dhe pro-ruse në Mal të Zi, mori postin e kryetarit të parlamentit dhe bëhet pjesë e qeverisë vitin e ardhshëm./VOA