Moderatorja Elona Duro duhej të tregonte një defekt të Bora Zemanit dhe Olsa Muhametit gjatë një sfide në programin “E diell”. Gjatë sfidës, moderatores iu kërkua që të tregonte nga një defekt të dy bashkëpunëtorëve të emisionit “Përputhen”. Ndaj dhe Elona tha se Bora shkon gjithnjë me vonesë në emision, duke shtuar se edhe autorja e programit Olsa ka faj për këtë gjë.
“Nuk e di nëse është defekt dhe nëse është faji i Borës por Bora vonohej gjithmonë sepse stilistja herë pas here i vononte veshjen. Vonesë në fillim të programit. Të dyja e kanë fajin për këtë, edhe Olsa edhe Bora. Nuk ka defekt tjetër, shkon shumë mirë çdo gjë. Të mos jesh korrekte defekt është, defekt teknik,”- tha Elona.
Në një intervistë për emisionin “Goca&Gra”, Olsa më herët u pyet nëse ka ndonjë krisje në marrëdhënien e saj me Borën, por shtoi se pikërisht për shkak të korrektësisë gëzon shumë respekt për moderatoren.
“Nuk ka asnjë krisje. Përkundrazi. Bora është një nga personazhet me të cilët kam punuar që gëzoj shumë respekt dhe është një gocë e veçantë. Ajo çfarë nuk ka përjetuar këtë vit dhe përpos të gjithave ishte në kulmin e saj. Por nuk ka reflektuar asgjë, asnjë ulje-ngritje. Ka ardhur në punë, ka dhënë maksimumin. Mund të bënte edhe pak shoë-of se është personazhi i momentit. Nuk e ka bërë në asnjë moment këtë. Nuk është vonuar kurrë. Është gocë punëtore dhe dinjitoze, nuk ka asnjë krisje mes nesh. Do jetë apo jo në Për’puthen le ta pleqërojmë këtë,”- u shpreh autorja e Për’puthen.
Cila tregon të vërtetën vallë?