
Në emisionin “Më lër të flas”, Donaldi është pyetur nga vëllai i tij, Romeo se kush puth më mire, një këngëtare apo një moderatore ( Beatrix apo Bora).
Donaldi u mendua, por në fund zgjodhi të përgjigjej.
Ai tha: Një këngëtare që bëhet më pas moderatore.
Kështu ai konfirmon se është ajo e Borës.
Më pas ai u pyet se cila është moderatorja më e mirë në Top Channel. Kësaj pyetje nuk iu përgjigj dhe zgjodhi të bënte një deklaratë ku tha se këngën e fundit ia ka dedikuar dikujt që punon në Top Channel, pra Bora Zemanit.
Më pas i pyetur se kush është vajza më e bukur në Shqipëri, Donaldi tha: Bora…Muzhaqi, ajo ministrja e rinisë./gazetajonë