Ekspertja e komunikimit, Erla Mëhilli, ka treguar prej kohësh se kryeministrin Edi Rama e ka kushëri.
Sot ajo ka zbuluar ‘sekretin e çiftit Rama, teksa foli për bashkëshorten e kreut të qeverisë, Lindën.
Mëhilli tregoi në emisionin “Abc e Pasdites” se Linda Rama është shumë inteligjente dhe ka një influencë shumë të madhe tek kryeministri.
“Mbas shumë vitesh që e kam ritakuar, më saktë vjet në një drekë krejt të rastësishme mbante mend me detaje çdo gjë nga ajo kohë dhe herën e fundit kur ishim parë. Nga viti 2012 në një aktivitet që ka qenë për 100-vjetorin e Shqipërisë deri vjet kanë kaluar gjithë ato vite dhe më kishte ndjekur, më ka bërë shumë përshtypje. Realisht kur thotë kryeministri që është ana e saj më e mirë, besoj që ka, duhet të ketë një ndikim shumë të madh të ai. Mbas këtij takimi të fundit besoj Linda ka një influencë të madhe tek ai”, theksoi ekspertja e komunikimit