Personi që shihni në foto është Sotir Çabiri, 36 vjeç, i cili i vuri tritolin dhe rrafshoi hotel ‘Bizanti’ në Sarandë, ku babai i tij dhe një shtetas grek ishin në konflikt për pronësinë që prej vitit 2002.

Ai terrorizoi banorët e zonës që u zgjuan të tmerruar nga shpërthimi i fuqishëm në orët e para të mëngjesit të së hënës.

“Sekuestrohen veshje që dyshohet se janë përdorur nga autori, gjatë vendosjes së lëndës eksplozive, 3 celularë dhe sende të tjera që u gjetën në vendngjarje.

Ky shtetas, mëngjesin e djeshëm, në lagjen nr. 1, Sarandë, dyshohet se ka vendosur një sasi lënde eksplozive, në hotelin që babai i tij, shtetasi S. Ç., 63 vjeç, kishte në bashkëpronësi me shtetasin E. Dh., për shkak të një procesi gjyqësor që kishin 63-vjeçari dhe shtetasi E. Dh., proces i nisur që në vitin 2002, dhe në përfundim të të cilit, pjesa më e madhe e këtij hoteli do të kalonte në pronësi të shtetasit grek.

Si pasojë e shpërthimit me eksploziv, u shkatërrua plotësisht hoteli i ndërtuar në vitin 1996 dhe gjithashtu u shkaktuan dëmtime të fasadave të objekteve të tjera në afërsi të hotelit. Nga shpërthimi nuk pati asnjë shtetas të dëmtuar.”, njoftoi Policia e Shtetit.