Personi që shihni në foton e mësipërme është shtetasi Klodian Kapedani nga Kavaja, i arrestuar ditën e djeshme me urdhër të SPAK, pasi akuzohet për shit-blerje votash në zgjedhjet lokale të 14 Majit.

Mbi të rëndon akuza e veprës penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, teksa mësohet se ai blinte vota për kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë” të dyshes Berisha-Meta, Fisnik Qosja, i cili arriti të zgjidhej kryebashkiak.

Autoritet bëjnë me dije se nga veprimet hetimore ka rezultuar se Klodian Kapedani iu ka premtuar dhe iu ka ofruar personave të tjerë shuma monetare me qëllim për të marrë pjesë në votime, për të siguruar pjesëmarrjen edhe të personave të tjerë në votime, si dhe për të përcaktuar mënyrën e votimit.

Kandidati Fisnik Qosja arriti të fitonte zgjedhjet në Kavajë më 14 Maj, me një rezultat të ngushtë përballë kandidatit të Partisë Socialiste, Redjan Krali.