Kylie Jenner dhe Travis Scott mirëpritën në jetë fëmijën e tyre të dytë, një djalë, më 2 shkurt, vetëm një ditë pasi festoi ditëlindjen e katërt të vajzës së madhe, Stormit. Më pak se një javë pasi ardhjes së të voglit në jetë në një postim në Instagram, Kylie zbuloi se emri i djalit të saj ishte Wolf Webster, që në shqip do të thotë “Ujk”.

Ndërkohë, së fundmi Kylie është parë për herë të parë në publik që pas lindjes së Wolf tre javë më parë.Të shtunën 24-vjeçarja u fotografua me nënën e saj Kris Jenner teksa panë nga afër ndërtimet e një prej shtëpive të tyre të reja në Los Angeles.

Ylli i ” Keeping Up With The Kardashians ”  ishte veshur shumë thjeshtë me një bluzë të zezë kombinuar me tuta të zeza, atlete gri dhe një kapele. Ajo u fotografua teksa ecte përkrah Kris, e cila ishte veshur në mënyrë të ngjashme me një xhup të zi dhe pantallona të zeza.

Ndonëse ka pak kohë që është bërë nënë, Kylie duket në një formë shumë të mirë dhe mesa ka lënë të kuptohet i është futur menjëherë punës për të rikthyer format e saj.