
Një krim i rëndë ka tronditur Fierin këtë të martë. Një 61 vjeçar, dyshohet se në banesë ka vrarë me thikë bashkëjetuesen e djalit dhe më pas ka varur veten në një pemë pas banese.
Policia bëri me dije në një njoftim paraprak për mediat se viktima që u vra nga 61-vjeçari është shtetasja Merushe Hazizi, 30 vjeçe.
Ndërkohë që autori i ngjarjes së rëndë që më pas vari veten, është shtetasi Xhevair Hoxha.
Fier/Informacion paraprak
Sot rreth orës 12:30, në fshatin Vidhishtë, Roskovec, shtetasi Xh. H., 61 vjeç, dyshohet se në banesë ka vrarë me thikë bashkëjetuesen e djalit, shtetasen M. H., 30 vjeçe dhe më pas ka varur veten në një pemë pas banese.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarje