Krimi brenda familjes ka tronditur qarkun e Fierit.

Mesditën e sotme vjehrri i identifikuar si Xhevair Hoxha ka vrarë me thikë bashkëjetuesen e djalit të tij shtetasen, Merushe Hazizi.

“Fax Neës” sjell foton e 30-vjeçares që mbeti pa jetë si pasojë e plagëve të mëdha të marrë nga goditja me thikë. Pas krimit Xhevair Hoxha në gjendje të rënduar psikologjike Xhevair Hoxha ka varur veten në një pemë të banesës.

Mësohet se 61-vjeçari Xhavair Hoxha nuk pranonte lidhjen e të birit dhe nuk donte që ai të martohej me 30-vjeçaren Merushe Hazizi, pasi ajo kishte qenë më parë e martuar. Ky ka qenë dhe motivi i konflikteve të vazhdueshme që kanë çuar autorin të kryejë aktin e rëndë.

Njoftimi i policisë Fier:

Sot rreth orës 12:30, në fshatin Vidhishtë, Roskovec, shtetasi Xh. H., 61 vjeç, dyshohet se në banesë ka vrarë me thikë bashkëjetuesen e djalit, shtetasen M. H., 30 vjeçe dhe më pas ka varur veten në një pemë pas banese.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarje.