Ish-kryebashkiaku i Bulqizës, Lefter Alla kërkon që të dalë nga burgu. Përmes avokatit të tij, Alla ka kërkuar nga togat e zeza masë më të butë sigurie. Ai ndodhet i shtruar në spitalin e burgut dhe në seancë do të përfaqësohet vetëm nga mbrojtja.
Gjykata e Posaçme e Apelit ka caktuar orën 15.00 të kësaj të premteje, për të dhënë vendimin për Lefter Allën. Ky i fundit akuzohet nga SPAK se ka shpërdoruar detyrën dhe ka abuzuar me tenderat në Bashkinë që drejtonte.
Nga hetimi ka rezultuar se për shtetasi nën hetim Lefter Alla, në bashkëpunim me nënkryetaren e Bashkisë dhe punonjësit e tjerë, si specialiste të prokurorimeve, anëtarët e KVO, kanë favorizuar kompanitë “Egland Sh.p.k” dhe “BE-IS” Sh.p.k për marrjen e një tenderi me vlerë 322.439.000 lekë të reja, për ndërtimin e ujësjellësit të rrjetit të KUZ, Lagja e vjetër, qyteti Bulqizë.
Funksionarët e Bashkisë kanë krijuar avantazhe për dy subjektet e mësipërme gjatë procedurës së prokurimit. Në të njëjtë kohë nga hetimi i SPAK ka dyshime të arsyeshme të bazuara, se punimet janë kryer nga OE 2AF Albania shpk, lidhje shoqërore e kryetarit të Bashkisë.
Pra, Lefter Alla dhe vartësit e tij favorizuan kompanitë “Egland Sh.p.k” dhe “BE-IS” Sh.p.k që të fitonin tenderin miliona lekë, dhe punimet në fund i kreu kompania 2AF Albania shpk, lidhje shoqërore e kryetarit të Bashkisë.