Leonardo DiCaprio shijoi një darkë të qetë me modelen, Gigi Hadid, ndërsa dyshja doli në NYC të dielën. Fituesi i çmimit Oscar dhe ‘modelizuesi’ i njohur, 48 vjeç, veshi kapelën e tij të zezë me firmën LA Dodgers ndërsa dilte nga Cipriani veçmas nga ylli i kopertinës Vogue, Gigi.
Ylli i Titanikut kishte veshur një xhaketë të zezë me mbushje, xhinse dhe atlete të bardha, të shoqëruar me kapelën e tij dhe një maskë për fytyrën teksa ecte me një shoqërues.
Gigi kishte veshur një bluzë të zezë, të bashkuar me pantallona gri të errët dhe një xhaketë lëkure të zezë, ndërsa u përpoq të fshihte fytyrën e saj me një shall blu. Dalja vjen disa ditë pasi aktori i guximshëm thuhet se u pa duke u shoqëruar me Gigi në një festë luksoze për Halloween në NYC.