Burimet kanë treguar për “Us Weekly” se fituesi i ‘Oscar’ e ka ‘pëlqyer gjithmonë’ modelen.

“Ai mendon se ajo është e bukur, por gjithashtu një personazh i mençur dhe i lezetshëm, e cila ka një qasje shumë të kulturuar dhe të arsimuar për jetën,” shtoi burimi i brendshëm. Aktori i filmit ‘Titanic’ dhe 27 vjeçarja “kanë shumë miq të përbashkët”, theksoi burimi, duke vënë në dukje se ‘të gjithë janë shumë të lumtur’ që i shohin bashkë, edhe pse shumë prej tyre nuk e prisnin.

Burimet kanë treguar për “Us Weekly” se fituesi i ‘Oscar’ e ka ‘pëlqyer gjithmonë’ modelen. “Ai mendon se ajo është e bukur, por gjithashtu një personazh i mençur dhe i lezetshëm, e cila ka një qasje shumë të kulturuar dhe të arsimuar për jetën,” shtoi burimi i brendshëm.

Aktori i filmit ‘Titanic’ dhe 27 vjeçarja “kanë shumë miq të përbashkët”, theksoi burimi, duke vënë në dukje se ‘të gjithë janë shumë të lumtur’ që i shohin bashkë, edhe pse shumë prej tyre nuk e prisnin.

Ndërsa ai vazhdon tashmë romancën, burimet tregojnë se 47- vjeçari është i vetëdijshëm se fansat e kanë vënë re tendencën e tij për t’u lidhur me modele të reja – shumë prej të cilave janë 25 vjeç e poshtë. “Leo luan më këtë pjesë, por nuk mund të mohohet fakti se ai e ka një tip, ose deri tani”, shpjegon burimi, duke iu referuar faktit se Hadid është mbi moshën e vajzave me të cilat aktori krijon një marrëdhënie.

Në fillim të këtij muaji u përfol se Leo i kishte hedhur “sytë tek Gigi” që pas ndarjes nga Camila Morrone në fillim të verës. “Ata janë thjesht miq”- u tha për çiftin, duke vënë në dukje se Hadid nuk ishte gati të kishte një lidhje me aktorin gjatë asaj kohe. Por gjërat ndryshuan pasi fituesi i ‘Oscarit’ u pa me ish-modelen e Victoria’s Secret në një festë të javës së modës në Nju Jork.

Interesimi i DiCaprio-s për Hadid erdhi vetëm disa javë pasi u konfirmua ndarja mes mes aktorit dhe modeles Camila Morrone pas katër vitesh lidhje.