Kryeministri Edi Rama foli sot mbi projektin për shpalljen e lumit Vjosa, Park Kombëtar.

Rama nuk i kurseu ironitë ndaj atyre që protestuan deri më tani kundër ndërtimit të HEC-eve në lumin Vjosa dhe shpalljes së lumit, Park Kombëtar.

Ai tha se këta që kërkonin Vjosën të egër, në fakt i kishin zbutur të gjithë lumenjtë e tjerë të Evropës duke ndërtuar HEC-e mbi to, duke mos kursyer një thumb as për yllin e Hollywood-it, Leonardo DiCaprio, i cili gjatë kësaj kohe ka bërë një fushatë ndërkombëtare për ruajtjen dhe shpëtimin e lumit Vjosa nga ndërtimi i HEC-it apo abuzimeve të tjera në mjedisin e zonës dhe degët e lumit.

“U bë i gjallë për ta goditur qeverinë, por nuk u bë I gjallë për ta mbështetur qeverinë. Tani qeveria po bën atë që atij I kishin thënë që nuk kishte ndërmend ta bënte, por që në fakt qeveria ishte duke e bërë. Ebka shok të mirë ministrja e Turizmit, prandaj nuk po i bie më shumë dhe mbase këto goditje do t’i shkojnë në vesh se mund ta kishim lavdëruar një orë dhe as do ta merrte vesh fare,”- tha ai.