Nga Agnes Zhelesnik

Pra, të dashur, kur të plakeni:
Asnjëherë mos mësoni me zor askënd. Edhe nëse e dini me siguri se do të keni të drejtë. Mos harroni se sa ju kanë mërzitur keto gjera kur ishit vete te rinj. Ju vetë a i morët parasysh këshillat e pleqvë tuaj?
Mos u mundoni të ndihmoni nëse nuk ju kërkohet. Mos ju impononi askujt. Mos u përpiqni të mbroni të dashurit tuaj nga të gjitha fatkeqësitë në botë. Thjesht dashurojini ata.
Mos u ankoni mbi shëndetin tuaj, fqinjët, qeverinë, pensionin…. Mos u shndërroni në një grindavece të vjetër ulur në nje stol.
Mos prisni mirënjohje nga fëmijët. Mos harroni: nuk ka fëmijë mosmirënjohës – ka prindër budallenj që presin mirënjohje nga fëmijët e tyre.
Mos thuaj fraza si: “Ne në moshën tënde “, ” Unë ju dhashë vitet më të mira “, “Unë jam më i/e vjetër, kështu që e di më mirë ” apo “Kjo është e padurueshme!
Nëse keni nipër e mbesa, mos insistoni që t’ju thërrasin në emër nëse ju quajnë gjyshe. Kjo është nje budallallek.
Mos i harxhoni paratë tuaja të fundit në trajtime kundër moshës. Eshtë e padobishme. Më mirë i shpenzoni në një udhëtim.
Mos u shiko në pasqyrë dhe mos vini grim vetem në një dhomë të errët. Bëjani qejfin vetes. Përpiquni të dukeni sa më elegante qe të jetë e mundur. Pikërisht elegante, jo rinore. Më besoni, është më mirë në këtë mënyrë.
Kujdesuni për njeriun tuaj, edhe nëse ai bëhet një plak i rrudhur, i pambrojtur dhe i rrëmbyeshëm. Mos harroni se ai ishte dikur i ri, i fortë dhe plot jetë. Dhe mbase ai është i vetmi që me të vërtetë ka nevojë për ty tani …
Mos u përpiqni të shkoni me kohën me çdo kusht: të kuptoni teknologjitë e reja, të ndiqni lajmet në mënyrë obsesive, të studioni vazhdimisht diçka të re, për të mos qënë prapa me kohën. Kjo është qesharake.
Bëni gjithçka që dëshironi. Sa mundeni!
Mos fajësoni veten për asgjë. Çfarëdo që të ndodh në jetën tuaj ose në jetën e fëmijëve të tu, keni bëre gjithçka që mund të bënit.
Mos e humbni dinjitetin tuaj pavaresisht cdo situate.
Deri në fund! Bëni më të mirën tuaj kjo është shumë e rëndësishme. Dhe mbani mend, sa te jeni akoma gjallë; dikush ka nevojë për ju.

Agnes Zhelesnik (12 janar 1914 – 14 janar 2017) ishte një prej qindvjeçareve më të njohura amerikane. Ishte e përmendur si mësuesja më e moshuar aktive. Ajo filloi të jepte mësim në moshën 81 -vjeçare. Punoi me kohë të plotë si mësuese deri pak para vdekjes së saj. Në moshën 102 vjeç, Zhelesnik pësoi një goditje në tru, por prapë vazhdoi të jepte mësim. Vdiq në Mountainside, New Jersey, SHBA më 14 janar 2017, 2 dië pasi i kishte mbushur 103 vjet./