Gazetarja Anila Hoxha ka zbuluar në Top Story se policia kishte gjetur 25 letra në banesën e Jetnor Zhabolit, i cili mbajti të burgosur bashkëshorten e tij në banesë për muaj me radhë.

“Në këqyrjen e banesës policia ka gjetur një valixhe me 25 letra të shkruara në momente dëshpërpërimi, linte porosi për vëllain, duke bërë monologun me të shkruar. Për shkak të këtyre letrave, policia ka referuar shkaktimin e vetëvrasjes në tentativë. Disa herë ka tentuar t’i jap fund jetës. Ka pasur letër drejtuar bashkëshortit ku e pyet pse çfarë ka ndodhur me ty. Të shkruara edhe në fletoret e fëmijëve”, tha gazetarja Anila Hoxha.

Në studion e Top Story u soll edhe një letër, ku bashkëshortja i kërkonte ndjesë familjarëve, njëkohësisht u kërkonte atyre të kujdeseshin për dy fëmijët e saj.

Ndërsa eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, tha se ky rast mund të kishte përfunduar në gjakderdhje.

Karamuço tregon se 35-vjeçari nuk e donte djalin e tij pasi ai i ngjante më shumë të ëmës dhe jo atij.

“Duke ndjerë dhe parë gjithë dramën, edhe gruaja e vet është shumë e rënduar nga pikëpamja, sepse sheh kontraste shumë të forta nga ajo që kishte imagjinuar të shihte. Po të vazhdonte, mund të përfundonte në vrasje në familje. Shkoi deri këtu ku ai nuk e donte djalin sepse nuk i ngjante atij, i ngjante nënës”, tregon eksperti.

Karamuço kthen në vëmendje edhe neglizhencën e oficerit të policisë së zonës, pasi sipas tij, kur ka kamera të shumta në lagje, aparatura përgjimi apo bllokimi valësh, duhet të kishte qenë më vigjilent dhe të kishte më shumë patrullime.

“Kur ka një numër të lartë, oficeri i policisë së zonës shikonte që ka shumë kamera, ai mund të dyshonte, të mbante më shumë patrullime. Këto pajisje po shiten rëndomë, por i marrin dhe këto që kanë ç’rregullime, kanë paranojë. Këto pajisje nuk duhet të posedohen nga të gjithë.

Në këto raste ka një traume, që fillimisht fillon me xhelozi, frikë, obsesion dhe kalon nga neuroza në deluzion total. Pritet të kuptohet nëse ky person e ka kuptuar se çfarë ka bërë apo jo. E gjitha kjo parandalon që ne do kishim një gjakderdhje në atë familje”.