Nga detajet e reja që kanë dalë në dritë nga hetimet për vrasjen e Liridona Ademajt, u zbulua se kur porositi armën për të kryer vrasjen e bashkëshortes, Naimi e kishte provuar vetë.

I ftuar në Top Story, Karamuço tha se ai e ka marrë këtë hap, për të provuar nëse mund ta vriste me dorën e tij bashkëshorten, sikurse duket, sipas ekspertit, ka pasur urrejtje të madhe.

“Organet ligj zbatuese përdorin një taktikë të marrjes në pyetje. Kjo është faza e parë të mbledhjes së informacionit, organizatori ekzekutori dhe ai që ka shitur armën. Di të them që ka përplasje të forta në të gjitha pistat. Agresiviteti i tij për të mbaruar punë dhe kallashi që të copëton është urrejtja e madhe. E merr pistoletën shtie vet, e bën provën. Ajo provë e ka menduar a mund ta bëj vet”, tha Karamuço.

“Ka lexuar mirë historinë që pjesa me e madhe e pistoletave ngecin gjatë qitjes, është shumë e mundur”, tha gazetari Sokol Bregu.